Biden: Putin mendoi se mund ta ndante NATO-n

26 mars 2022 | 17:45

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin mendonte se mund t’i ndante aleatët e NATO-s për luftën në Ukrainës.

Gjatë vizitës në kryeqytetin polak Varshavë , ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë Andrzej Duda, Biden tha se tashmë NATO është dhe do të mbetet e bashkuar.

“Unë jam i sigurt se Vladimir Putin po llogariste të ndante NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara”, tha Biden.

“Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë – ne kemi qëndruar të gjithë së bashku.

Ai shtoi se historia ka treguar rëndësinë që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto janë fotografitë e para që sjell agjencia Reuters për…