Bideni do ta marrë dozën e pestë të vaksinës kundër Covidit

24 tetor 2022 | 08:23

Në fushatën e vaksinimit kundër Covidit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të marrë një dozë të re të vaksinës, të pestën, sipas medieve të huaja.

Ky është një version i përditësuar i vaksinës kundër varianteve të reja të virusit.

Lajmi u dha nga Shtëpia e Bardhë, duke shpjeguar se presidenti do të vaksinohet në një përpjekje për t’i inkurajuar qytetarët amerikanë që të marrin pjesë në fushatën e re të vaksinimit përpara sezonit të dimrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimarrësit kosovarë: qeveritarët, ligjvënësit, por edhe përfaqësuesit e agjencive e…