Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

29 korrik 2021 | 15:52

Televizioni amerikan “Fox News” ka hedhur dyshime për një deklaratë të presidentit Joe Biden, i cili të mërkurën ka thënë se dikur ka vozitur kamion me 18 rrota.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte për vizitë në fabrikën e prodhuesit amerikan të kamionëve, “Mack Truck” në Pensilvani, kur e bëri pretendimin se e ka vozitur këtë lloj të kamionit të madh në të kaluarën. Për këtë gjë, në ShBA nevojitet patentë e veçantë.

“Dikur vozisja 18-rrotësh, njeri”, dëgjohet duke thënë presidenti amerikan në një video të publikuar në “Twitter”, shkruan “Fox News”.

Ka pak dëshmi se Bideni ka vozitur një kamion të tillë, raporton televizioni i njohur amerikan.

I pyetur nëse presidenti amerikan ka vozitur ndonjëherë kamion, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë përmendi një artikull të vitit 1973 të gazetës “Wilmington Evening Journal”, ku Bideni shihet duke u vozitur në një kamion 18-rrotësh.

Televizioni i ka kërkuar sqarime shtesë zëdhënësit, duke theksuar se vozitja e një kamioni nuk është e njëjta gjë me të qenët në kamion gjatë vozitjes. Në këtë rast, zëdhënësi ka përmendur një publikim të Shoqatës së Bashkuar të Mësimdhënësve, ku përmendet vozitja që Bideni ia ka bërë autobusit të shkollës në të kaluarën si punë sezonale gjatë verës.

“Fox News” përsëri ka kërkuar të dhëna rreth pretendimit të presidentit, duke theksuar se vozitja e autobusit të shkollës nuk është e njëjta gjë me vozitjen e kamionit 18-rrotësh, por nuk mori përgjigje zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti 8.2 shkallë të Rihterit, që ka dridhur gjirin e…