
Bie besimi i rusëve për Putinin
Besimi i rusëve për presidentin Vladimir Putin pësoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit korrik, ndërsa dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në protestat kundër Kremlinit në Lindjen e Largët, sipas sondazhit të publikuar nga “Levada Center”.
Vetëm 23% e të anketuarve vlerësuan Putinin kur u pyetën se cilit politikan i besojnë më shumë, tha të mërkurën “Qendra Levada”.
Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në nëntor 2017, kur 59% e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë, dhe tre pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar.
Vlerësimi i miratimit të Putinit mbeti i qëndrueshëm në 60%.
Sipas rezultateve të publikuara rishtazi nga “Levada Center”, vetëm 23 për qind e të anketuarve e vlerësuar Putinin kur u pyetën se cilit politikan i besojnë më shumë.
Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në muajin nëntor të vitit 2017, kur 59 për qind e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë dhe 3 pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar, shkruan “The Moscow Times”.
Levada zhvilloi sondazhin e saj me 1 617 të anketuar rusë midis periudhës 24-25 korrikut.
Protestat masive në rajonin e Lindjes së Largët të Khabarovsk shpërthyen këtë muaj pas arrestimit të guvernatorit të saj popullor Sergei Furgal dhe zëvendësimin e tij me një ligjvënës të emëruar nga Putin nga një rajon i jashtëm.
Në një sondazh tjetër të lëshuar këtë javë, “Levada Center” tha se gati gjysma e rusëve miratojnë protestat kundër Kremlinit në Khabarovsk./oranews/