Bie bora e parë, policia me apel

30 nëntor 2021 | 12:30

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dalë me apel për ngasësit e makinave pas rënies së borës në vendin tonë.

“Apel – kujdes gjatë ngasjes së automjetit në mot të ndryshëm. Distanca e ndaljes së automjetit i cili lëviz me shpejtësi 50km/h në varësi të kushteve klimatike. Kur ju lëvizni me mjetin tuaj me shpejtësinë prej 50 km/h! Sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve ose sa sekonda duhet të jesh larg automjetit që ke për para? Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur! Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur. Automjeti i cili lëviz në rrugë të mbuluar me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur. Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur!”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë,…