Bie importi i Shqipërisë në Turqi

17 shkurt 17:51

Muaji janar ka ndjerë një dobësim të eksporteve të Shqipërisë drejt Turqisë, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave. Në muajin e parë të vitit 2019, vlera e mallrave të eksportuara në Turqi ishte 285 milionë lekë, ndërsa në janar 2020, kjo vlerë ra në 198 milionë lekë.

Nga ana tjetër, nëse eksportet drejt Turqisë kanë ndjerë rënie, importet e Shqipërisë nga Turqia janë rritur. Sipas Instat, Turqia është vendi i dytë me të cilin Shqipëria ka ndjerë rritjen më të madhe të importeve në muajin e parë të 2020, krahasuar me janarin e vitit paraardhës.

Në janar 2019, importet nga Turqia ishin në vlerën e 3.5 miliardë lekë. Nga ana tjetër, në janar 2020 vlera e mallrave të importuar nga Turqia arritën në vlerën 4.3 miliardë lekë, pra 21.6% më shumë se në vitin paraardhës.

Sipas të dhënave totale të Instat, në janar 2020, vlera e mallrave të eksportuar nga Shqipëria drejt destinacioneve të ndryshme të botës ishte 23 miliardë lekë, 5.2% më shumë se në janar 2019. Kurse, totali i importeve të Shqipërisë nga shtete të ndryshme të botës ishte në vlerën 42 miliardë lekë, me një diferencë 0.7% më pak, nga janar 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca është deri më tani shteti që ka premtuar të…