Konferenca e Donatorëve: Franca jep 160 milionë euro për tërmetin në Shqipëri

17 shkurt 2020 | 17:50

Franca është deri më tani shteti që ka premtuar të dhurojë shumën më të madhe për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se Franca do të japë gjithsej 160 milionë euro, ku 100 milion euro do të jenë përmes financimit të projekteve të zhvillimit, kurse 60 milionë euro vetëm për zonën e Durrësit në formë granti.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE-ja-100 milionë euro;
KE-ja-15 milionë euro;
Gjermania – 11 milionë euro;
Italia – 65 milionë euro;
Franca – 100 milionë euro;
Suedia – 5.6 milionë euro;
Britania e Madhe – 1 milion pound;
Kroacia- 1 milion euro;
Luksemburgu- 250 mijë euro;
Serbia- 2 milionë euro;
Polonia- 2.7 milionë euro;
Danimarka – 2.7 milionë euro;
Greqia – 2.5 milionë euro dhe 200 shtëpi;
Holanda – 3 milionë euro;
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore;
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin;
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna;
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura;
Hungaria-5.6 milionë euro;
Bullgaria-375 mije euro;
Spanja – 20-25 mije euro;
Rumania – jep 2 milion lei;
Mali i Zi – 500 mije euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel për…