Bie ‘Instagram’ në gjithë botën

10 maj 2018 | 17:18

Përdoruesit e rrjetit social “Instagram” kanë pasur të pamundur që të shohin lajmet e reja apo fotografi.

Ky problem është shfaqur në mbarë botën, por që pengesat më të mëdha kanë qenë në Evropë, SHBA dhe Japoni sipas uebsajtit, “Down Detector”, shkruan “Independent”.

Me gjithë raportimet, duket se nuk kanë qenë të prekur të gjithë përdoruesit.

Problemi që është shfaqur është se përdoruesit nuk kanë mundur të shohin profilet e të tjerëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave…