Ekipi menaxhues për Asociacionin kërkon mbështetjen teknike nga Qeveria

10 maj 2018 | 17:14

Anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë zhvilluar takimin e radhës në Mitrovicën Veriore me ministrin në dorëheqje të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua edhe struktura e draft statutit të Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe dhe elementet përmbajtësore të dokumentit.

Anëtarët e ekipit menaxhues janë informuar edhe për nevojat teknike, kurse ministri Todosijeviq ka premtuar që do të përpiqet t’i sigurojë këtij ekipi kushte optimale të punës, duke e ngritur këtë çështje edhe në Qeverinë e Kosovës për koordinim dhe bashkëpunim me pushtetet komunale në veri.

Ky ishte takimi i dytë i punës me ministrin Todosijeviq që nga aktivizimi i ekipit menaxhues. Aty u vendos që takime të tilla të organizohen rregullisht, në mënyrë që të informojnë ministrin kompetent për nevojat e Ekipit Menaxhues dhe punën e tij. Anëtarët e ekipit menaxhues e falënderuan Todosijeviqin për mbështetjen që ata kanë nga Qeveria në Prishtinë, përmes përfshirjes së ministrisë së tij dhe Vetëqeverisjeve Lokale nga veriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës ka hapur ambasadën e vetë në Abu…