Bie nga ndërtesa, vdes 15-vjeçarja në Prizren

19 maj 18:33

Rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”, në Prizren një vajzë e moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Express”, Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai ka deklaruar se viktima-femër ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Motivet nuk dihen ende policia po merret me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra protestues kundër abordit, kanë protestuar sot në Zagreb të…