Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale

23 korrik 2025 | 13:12

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin qershor 2025.

Në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,4%); skema për pensionet e Trepçës (-20,4%); skema e ndihmës sociale (-12,9%); skema për pensionet familjare (-8,5%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,6%); skema për veteranët e luftës (-0,2%).

Në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,4); skema e pensioneve bazike të moshës (5,5%); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (5,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,8%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,0%).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është miratuar…