Njoftim nga Comodita Home: Punëtorët u evakuuan me kohë pas zjarrit në fabrikë

08 janar 2026 | 20:04

Comodita Home njofton opinionin se sot, në orët e pasdites, një pjesë e fabrikës së saj në Gjakovë është kapluar nga zjarri.

Fatmirësisht, punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Aktualisht, ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes së zjarrit dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material.

Comodita Home dëshiron t’i falënderojë për intervenim të shpejtë ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e FSK-së, kryetarin e Gjakovës, drejtorin e AME-së, njësitë e zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni, Juniku, Deçani dhe Rahoveci, si dhe pjesëtarët e KFOR-it dhe të FSK-së për shprehjen e gatishmërisë për intervenim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të shpallen të…