​Bie numri i të sëmurëve me tuberkuloz

27 gusht 2023 | 13:58

Rreth 100 raste më pak me tuberkuloz janë shënuar për mbi shtatë muaj të këtij viti në Klinikën e Pulomologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Klinika e Pulmologjisë vijon të ndiejë mungesën e hapësirave.

Nga kjo klinikë kanë thënë se ka raste kur pacientët nuk kanë mundësi t’i hospitalizojnë, për shkak të mungesës së shtretërve. Po ashtu, ata kanë thënë se ka nevojë të shtohet edhe numri i stafit të mesëm mjekësor.

Drejtori i Klinikës së Pulomogjisë në QKUK, Musa Hoxha, ka deklaruar për “Kosovapress” se këtë vit ka tendencë të rënies së numrit që diagnostikohen me sëmundjen e tuberkulozit.

Ai ka thënë se kanë trajtuar 106 raste ndërsa pacientët e prekur janë kryesisht të moshave të reja.

Kurse sa i përket furnizimit me barna esenciale për kurimin e tuberkulozit, Hoxha theksuar se qëndrojnë mirë, derisa ka shtuar se që nga paslufta barnat i kanë siguruar nga Fondi Global.

Drejtori Hoxha ka thënë se ka mbi katër vite që po ballafaqohen edhe me mungesë hapësirash dhe për pasojë kanë dhoma të mbingarkuara me pacientë.

Më  tutje, Hoxha ka potencuar se në Klinikën e Pulmologjisë është e nevojshme që të rritet edhe numri i infermierëve.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit ose bacili “Koh” transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos që…