BIE QEVERIA KURTI

25 mars 2020 | 22:56

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Të pranishëm në sallë ishin 117 deputetë. Pro ishin 82 deputetë, kundër 32, 1 abstenim.

Qeveria Kurti pati vetëm 50 ditë punë që nga dita kur është votuar nga deputetët më 3 shkurt të këtij viti.

Mocionin për mosbesim të Qeverisë Kurti e kishte inicuar partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK).

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij të fundit në…