Kurti: Vendimmarrja e LDK-së nuk është në Prishtinë, është në Prapashticë dhe Bradash

25 mars 2020 | 22:51

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij të fundit në Kuvend ka drejtuar akuza në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“E falënderoj Anton Qunin që shtriu dorën e dialogut. Por, e preu shpata e gjatë nga Bradashi”, është shprehur Kurti, duke iu referuar Veliut, teksa ka përmendur fshatin e Podujevës ku ai është lindur.

Kurti ka thënë se vendimmarrja e LDK-së nuk është në Prishtinë. “Është në Prapashticë, është në Bradash”, ka thënë Kurti, duke përmendur edhe vendlindjen e Mustafës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e…