Osmani: Do të votojë kundër mocionit

25 mars 2020 | 22:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në seancë ka thënë se qeveria LDK-LV ka qenë e zonja që ta luftojë edhe korrupsionin edhe nepotizmin.

Ajo ka thënë se nuk mund të pajtohet me mocionin e mosbesimit, aq më tepër, që sipas saj po ndodhë në një kohë të pakohë.

“Duke e votuar mocionin për shkarkim, ne po e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë për ndryshim”, është shprehur Osmani.

“Unë e di kontratën që e kemi bërë si parti me elektoratin e LDK-së dhe ajo ka qenë: jo koalicion me PAN-in. Si politikane që ka konsistencë në qëndrimet e saj, unë jam kundër çdo marrëveshje me këto parti, unë nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK-së për asnjë çmim”.

“Si kryetare e Kuvendit kam bërë çdo gjë që vendi të mos vinte në këtë situatë, sidomos jo në kohë pandemie. Tash, kur jemi këtu, unë do të votoj kundër mocionit, do të votoj për të ardhmen e vendit tim, ngase jam thellësisht e bindur se vendit i duhet solidaritet politik e moral, i duhet qeveri që është e zonja të përballet me pandeminë dhe jo me betejën për egot personale”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në "Facebook",…