Instituti i Shëndetit kërkon ndihmën e qytetarëve: Ju lutem qëndroni në shtëpi këto dy javë

25 mars 2020 | 22:14

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në “Facebook”, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që t’iu përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së, të qëndrojnë mbyllur në shtëpi këto dy javë.

“Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi! Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa! Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, është theksuar në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar falje pas ndezjes…