
Bie vlera e ‘Bitcoin’-it
18 prill 2021
| 16:25
Kriptovaluta më e madhe “Bitcoin” ka pësuar një rënie të dielën prej 11.1 për qind.
Vlera e një “Bitcoin”-i të dielën ka rënë në 53.356 dollarë.
Pas rënies së madhe, ka filluar të ngrihet sërish “Bitcoin”-i. Vlera e një “Bitcoin”-i aktualisht është afro 55.200 dollarë. Më 14 prill, vlera e një “Bitcoin”-i ka shkuar në 64.895 dollarë.