Zbret avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (Video)

18 prill 2021 | 16:20

Sot është kryer me sukses zbritja e avionit të parë në aeroportin më të ri në vend, “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Avioni i “Air Albania” ishte nisur nga Londra, ka ndaluar në Rinas, aty ku ka hipur kryeministri Edi Rama, e më pas ka vazhduar fluturimin drejt Kukësit.

Një ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut, raporton “TCh”.

Ndërsa kryeministri Rama ka thënë më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i…