Shala përkujton dëshmorët e rënë në betejën të ‘Guri i Gradinës’

18 prill 2021 | 16:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në betejën e “Gurtit të Gradinës”.

Shala ka thënë se 22 vjet me parë pjesëtarët e Brigadës 121, Brigadës 113, dhe të njësisë speciale “Arbëri” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin betuar për të mbrojtur pozicionin e tyre në “Gurin e Gradinës”, nga ku mbrohej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, “Radio Kosova e Lirë”, agjencia e lajmeve “KosovaPress” dhe rreth 80 mijë banorë që ishin strehuar në Malet e Berishës.

“Në këtë betejë heroike ranë dëshmorë në altarin e lirisë luftëtarët e paepur të UÇK-së:  Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi. Ne sot kujtojmë me krenari dhe respekt betejën e ‘Gurit të Gradinës’, heroizmin e këtyre dëshmorëve, qëndresë e palëkundur të luftëtarëve të UÇK-së dhe një nga fitoret vendimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Sot shënohet 22 vjetori i një nga betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e njohur si beteja e “Gurit të Gradinës”.

Më 18 prill të vitit 1999, pjesëtarët e Brigadës 121, Brigadës 113, dhe të njësisë speciale “Arbëri” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin betuar për të mbrojtur pozicionin e tyre në “Gurin e Gradinës”, nga ku mbrohej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, “Radio Kosova e Lirë”, agjencia e lajmeve “KosovaPress” dhe rreth 80 mijë banorë që ishin strehuar në Malet e Berishës.

Në këtë betejë heroike ranë dëshmorë në altarin e lirisë luftëtarët e paepur të UÇK-së:  Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi.

Ne sot kujtojmë me krenari dhe respekt betejën e “Gurit të Gradinës”, heroizmin e këtyre dëshmorëve, qëndresë e palëkundur të luftëtarëve të UÇK-së dhe një nga fitoret vendimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.

Falënderime, respekt dhe mirënjohje  për kontributin e luftëtarëve të UÇK-së. Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri!

May be an image of 2 people, people standing, outdoors and treeMay be an image of 3 people, people standing, outdoors and monumentMay be an image of standing, outdoors and monumentMay be an image of 1 person, standing, monument and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës.…