Me çfarë logjike mbrojtja e karrigës së ministrit po na shitet si fuqizim i grave?

30 tetor 2026 | 20:44

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ministrin Xhelal Sveçla për qëndrimin e tij në detyrë, duke e vënë në pikëpyetje argumentin se dorëheqja e tij nuk do të kontribuonte në fuqizimin dhe sigurinë e grave.

Në një postim në ‘Facebook’, Ismaili-Ahmeti ka thënë se mbrojtja e pozitës së ministrit nuk mund të paraqitet si mbrojtje e grave, duke theksuar se institucionet duhet të garantojnë siguri, drejtësi dhe llogaridhënie.

“Gratë nuk fuqizohen duke e shpallur karrigen e ministrit të paprekshme. Fuqizohen kur institucionet u garantojnë siguri e drejtësi dhe kur pushtetarët japin llogari”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

A din kush me na kallxu qysh po i fuqizon gratë Sveçla duke qëndruar ministër?

Me çfarë logjike politike mbrojtja e karriges së tij po na shitet si mbrojtje e grave? Nëse dorëheqja s’kontribuon, çka po kontribuon qëndrimi i tij në pushtet?

Gratë nuk fuqizohen duke e shpallur karrigen e ministrit të paprekshme. Fuqizohen kur institucionet u garantojnë siguri e drejtësi dhe kur pushtetarët japin llogari.

Sveçla mashtrohet nëse mendon se qëndrimi në pozitë e çliron nga përgjegjësia politike. Karrigia nuk është alibi dhe konferenca për shtyp nuk është llogaridhënie.

Por në kulturën politike që përfaqëson ai, përgjegjësia kërkohet vetëm nga kundërshtarët. Për vete mjaftojnë arsyetimet para kamerave dhe vazhdimi i mandatit sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Gratë kanë nevojë për siguri e drejtësi. Sveçla ka nevojë për karrige e pushtet. Ndërsa kryeministrit Kurti, me sa duket, i duhen dy palaço që t’ia mbajnë gjallë cirkun e pushtetit.

Veçse një gjë dijeni: siguria e grave nuk është shfaqje!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve mediatike se…