Bije numri i vdekjeve dhe infektimeve nga Covidi në Indi

21 qershor 2021 | 11:51

India ka raportuar 53.256 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, që është numri më i ulët ditor në 88 ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se me shifrat e reja, numri i rasteve në të gjithë vendin ka arritur në afro 30 milionë.

Numri i të vdekurve tani qëndron në 388.135, përfshirë 1.422 viktima në 24 orët e fundit. Numri i viktimave gjithashtu është më i ultë në 65 ditë.

Gjithsej 78.190 pacientë fituan betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar.

Ndërkohë, qeveria filloi një politikë të decentralizuar për vaksinimin nga e hëna sipas së cilës shteteve do t’u jepen doza pa kosto. Më parë, shtetet përbërëse të Indisë duhet të paguanin qeverinë qendrore për blerjen e vaksinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heidi Klum është një tifoze e madhe e futbollit dhe…