BIK-u me hytbe u bën thirrje besimtarëve që t’i bashkohen marshit për drejtësi

30 mars 2023 | 23:41

Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë”, thuhet në njoftimin për medie.

Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës, fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre deshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalin zot vlerave tona të shenjta.

“Bashkësia Islame e Kosovës, nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi. Zoti e bekoftë Kosovën!”, theksohet në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…