OVL e UÇK-së në Pejë, e shqetësuar për zhdukjen e bashkëluftëtarit Samir Puza

30 mars 2023 | 23:38

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Pejë shprehë shqetësimin e saj për zhdukjen e bashkëluftëtarit të tyre, veteranit Samir Puza (Maka).

Veterani Puza që nga data 25 mars 2023 nuk është lajmëruar fare tek familja e tij.

Kështu ka bërë të ditur OVL-ja e Pejës përmes “Facebook-ut”

Njoftimi i plotë i OVL e UÇK-së:

Që nga e shtunja 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dijmë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha  se…