Hoti: Kurti s’ka lidhje me ekonomi

30 mars 2023 | 23:36

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha  se kryeministri i Kosovës i Kosovës Albin Kurti, nuk ka lidhje me ekonomi.

“E keqja është që edhe ata që i ka rreth vetës së tij duke se po e mashtrojnë për këtë”, tha Hoti.

Hoti tha se në fushën ekonomike qeveria ka dështuar keq.

“Nëse nisemi nga premtimet që i kanë pasur duke filluar nga Fondi Sovran, ku planifikoheshin që të bëheshin krejt pasuritë publike të ndërmarrjeve, po ashtu edhe ato që janë në menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk shihet askund në horizont. Banka Zhvillimore koncepti nga e kaluara nuk po shihet se do të funksionalizohet, investimet kapitale që kanë qenë njëfarë stimulimi janë në pikën më të ultë. “Gjakderdhja financiare” ka vazhduar”, tha Hoti në Edicionin Special në Klan Kosova.

Ish-kryeministri i Kosovës përmendi edhe mangësi të tjera.

“Inflacioni i lartë, çmimi i energjisë u rrit dy herë gjatë këtij mandati, tatimi në pronë u dyfishua. Me këto askush nuk mund të lëvdohet”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e partive kryesore politike në Shqipëri kanë dalë në…