Bilall Sherifi ka një këshillë për policët që po akuzohen për dëbimin e gylenistëve

15 gusht 2019 | 22:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një postimi në llogarinë e vet në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje policëve ndaj të cilëve është ngritur padi për dëbimin e gylenistëve të mos marrin përgjegjësi për vendimet që i marrin të tjerët.

“Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur padi do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët, sepse në fund të krejt kësaj drame që do të zhvillohet mbi kurrizin e tyre, përpos që do të përballen me rrezikun e dënimeve eventuale, të cilët nëse dënohen, përveç se nuk do të mund të punojnë kurrë më në shërbimin publik, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, do të përballen me fjalinë e famshme.

Askush nuk është mbi Ligjin!”, ka shkruar Bilall Sherifi.

Postimi i plotë i tij:

Prokuroria Speciale paska vendosur të ngrisë Padi Penale vetëm kundër policëve të cilët të gjithë e dimë që nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç se kanë zbatuar urdhërat e eprorëve të tyre!

Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur PADI do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët, sepse në fund të krejt kësaj drame që do të zhvillohet mbi kurrizin e tyre, përpos që do të përballen me rrezikun e dënimeve eventuale, të cilët nëse dënohen, përveç se nuk do të mund të punojnë kurrë më në shërbimin publik, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, do të përballen me fjalinë e famshme Askush nuk është mbi Ligjin!

Madje, këtë fjali do ta dëgjojnë më së shpeshti pikërisht nga ata të cilët, duke e vënë veten mbi ligjin, qoftë zyrtarisht qoftë jozyrtarisht, kanë urdhëruar deportimin!

Prandaj, le ta merr secili përgjegjësinë që i takon në mënyrë që së paku ata që urdhëruan deportimin e shtetasve turq të mos mund t’ju thonë policëve asnjëherë se na vjen keq mirëpo nuk mund të ju ndihmojmë sepse: “Askush nuk është mbi ligjin”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka arritur marrveshje me Liridon Fetahajn. Sipas…