Bilall Sherifi: NISMA padyshim do të del fituese e zgjedhjeve

09 shtator 2019 | 22:16

Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet politike do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se oponentët politikë duhet të jenë të kujdesshëm kur deklarojnë fitoret pasi sipas tij “pas fitores së Kosovës ndaj Çekisë, të gjithë ata që e konsiderojnë vetën të sigurt në fitore duhet të mendojnë dy herë”.

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni NISMA-AKR-PD është fitues i zgjedhjeve pa dyshim por sipas tij nëse del e para në zgjedhje është fitues i dyfishtë.

Ai ka thënë se në rast të fitores së NISMA-s pret dorëheqje të krerëve të partive rivale politike si normë morale demokratike e marrjes së përgjegjësisë.

Sipas Sherifit, partitë duhet të mësohen të punojnë bashkë për shtetin e jo vetëm të merren me akuza ndaj njëri-tjetrit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e…