Bilanc tragjik në SHBA, 1939 të vdekur brenda 1 dite

09 prill 2020 | 08:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër bilanc tragjik, sa i përket numrit të të vdekurve nga koronavirusi.

Sipas agjensisë së lajmeve AFP, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 939 të vdekur.

Në total në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të vdekurve ka shkuar në 14 mijë e 695 të vdekur ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 431 mijë e 838 persona.

779 viktima janë shënuar në New York, duke e bërë atë vendin më të goditur në SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka lënë të vdekur mbi 85 mijë njerëz të…