Biletat e Trafikut Urban tani mund të blihen me SMS

02 tetor 2023 | 11:20

Qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban në kryeqytet tani biletën mund të blejnë nëpërmjet SMS-it.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

Ajo ka shkruar në Facebook se nëpërmjet kësaj mënyre mund të blihen biletat ditore dhe njëdrejtimëshe në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C dhe për biletën vajtje-ardhje në aeroport.

“Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën njëdrejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, ka shkruar Sahatçiu.

Ajo ka thënë se së shpejti  do të mund të blihet edhe  biletat javore dhe mujore dhe ka paralajmëruar risi të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se…