Bill Gates dhuron 250 milionë dollarë për vaksinën anti-Covid

11 dhjetor 2020 | 13:52

Bill Gates ka paralajmëruar për nevojë për përgatitje ndaj pandemisë që mund të zgjasë me vite, dhe ai nuk ka vendosur të rrijë duarkryq.

“Kjo do të ngulitet në kujtesën e kësaj gjenerate, shpresojmë mjaftueshëm, që të investojmë dhe të jemi të gatshëm për herën tjetër. Mbajmë shpresën që të investojmë më shumë në këto sëmundje infektive që ende janë problem shumë i madh”, ka thënë Gates për “ABC News”.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka njoftuar se një donacion i ri prej 250 milionë dollarësh që është bërë e ka çuar në 1.7 miliard investimin total kundër Covid-19, për krijimin e vaksinës dhe shpërndarjes së saj.

“Po bie në vend plani që të nxirret vaksina. Andaj, është tragjedi, por ka shumë heronj rrugës e sipër që po i japin fund”, ka thënë Gates.

Gates, i cili kishte investuar në teknologjinë e vaksinave më 2015, ka theksuar rëndësinë e vaksinave lajmëtare (RNA/mRNA) të cilat mund t’i japin fund pandemisë dhe ndonjë pandemi tjetër që mund të vijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e…