Binak Gashi: Ish-pjesëtarët e TMK-së janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë popullit

24 mars 2020 | 17:35

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Binak Gashi, ka thënë se në situatën në të cilën ndodhemi, si pasojë e koronavirusit, ish-pjesëtarët e TMK-së janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë popullit.

“Sot populli i Kosovës gjendet në një situatë të vështirë pas shfaqjes së koronavirusit, si ish-pjesëtarë të TMK-së shprehim gatishmërinë që të mobilizohemi dhe t’i dalim në ndihmë popullit, sepse është një moment shumë i vështirë. Ish-pjesëtarët e TMK-së kanë përfunduar trajnime të ndryshme për 10 vite sa ishin në TMK, sidomos në fushat e emergjencave të ndryshme. Besoj se edhe ndihma e jonë do të mundësojë në tejkalimin e kësaj sfide”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se në këtë situatë duhet të ketë unitet mes liderëve të shtetit dhe atyre partiakë, kur është në pyetje interesi kombëtar.

“Sot si një luftëtar, që kam dhënë sado pak kontribut për çlirimin e këtij vendi, ndihem keq kur shoh se raportet komunikuese Presidencë-Qeveri-Kuvend nuk janë të mira. Duhet t’i lënë anash inatet për të mirën e këtij populli. Vendi është në një situatë të vështirë me virusin korona që është shfaqur dhe vëmendja institucionale duhet të jetë në këtë drejtim”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bundesliga mund të rinisë më 30 prill! Një ide e…