Bislimi acarohet me Lajçakun, kjo është arsyeja

14 shkurt 2024 | 15:01

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka reaguar ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakut.

Ai e ka kritikuar  Lajçakun për siç ka thënë trolin e tij të padrejtë në dialog, meqë nuk ka sqaruar fare se një takim i zhvilluar një ditë më parë, bëhej fjalë për NCEU-në në Serbi.

“Ndërmjetësi i BE-së, Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU, disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

NCEU (National Convention on the European Union) është organ i përhershëm në kuadër të të cilit debati i strukturuar tematikisht për anëtarësimin e Serbisë në BE udhëhiqet ndërmjet përfaqësuesve të administratës shtetërore, partive politike, organeve të pavarura, organizatave joqeveritare, ekspertëve, industrisë, sindikatat dhe organizatat profesionale.

“Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokon kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.

“Z. Lajcak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bien nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutral’ të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Fatos Tarifa, ka thënë se…