Bislimi: Asnjë zyrtar apo aktivist i LV-së nuk është infektuar me Covid-19 pas tubimit të 12 qershorit

07 korrik 2020 | 12:56

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka mohuar se burim i rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus në vend mund të ketë qenë tubimi i organizuar nga kjo lëvizje më 12 qershor.

“Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”.

“Një qeveri e duhur nuk merret me fajtorë, tani me rëndësi është të shpëtohet jeta. Kur kemi mbajtur manifestimin e kemi pasur lejen e organeve dhe kemi vepruar sipas rregullave në fuqi të vendosura nga kjo qeveri. Kjo qeveri ka hequr të gjitha limitet për lëvizje. Kjo qeveri ka relaksuar masat. Nëse kjo qeveri nuk do të relaksonte masat ai tubim nuk do të mbahej”, ka thënë Bislimi.

Në një konferencë për medie, Bislimi ka prezantuar një sondazh të kryer në “Ubo Consulting” sipas të cilit Albin Kurti e duan 47.8 për qind e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para një jave një infermiere nga qyteti i Vushtrrisë është…