Bislimi: Asnjëherë nuk kam pasur takim me Marko Gjuriqin
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar padi ndaj medieve në Kosovë.
Sipas tij, mediet kanë dezinformuar me artikullin, pavarësisht se për atë ka raportuar gazeta zvicerane NZZ.
Bislimi ka mohuar të ketë pasur takim me Marko Gjuriq.
“Dezinformata të shumta dhe propagandë nga portale në Kosovë u përhapën dje duke keqinterpretuar qëllimshëm një artikull të gazetës zvicerane NZZ. Është për keqardhje me sa lehtësi dhe shpejtësi krijohen dhe shpërndahen dezinformatat me synim informimin e rrejshëm ndaj opinionit publik dhe çorientim të së vërtetës. Si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq. As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ. Dezinformatat e shumta të shpërndara në mënyrë të qëllimshme do t’i adresoj përmes ankesës/padisë në institucionet relevante”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.



