Policia jep detaje për zjarrin në Gjakovë: Është i përmasave të mëdha, nuk raportohet për të lënduar

08 janar 2026 | 17:46

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh në fabrikën “Comodita” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka deklaruar Elezaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme objektin…