Bislimi: LV-ja nuk i jep asnjë ministri më shumë LDK-së se sa që ka peshë politike (Video)

08 nëntor 2019 | 14:14

Megjithëse dje grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë pajtuar për çështjet programore, dallimet pritet të lindin në ndarjen e pozitave politike qeverisëse.

Deklaratat nga zyrtarë të LDK-së se ndarja e ministrive nuk mund të jetë e barabartë, për nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi mund të stopojnë procesin, pasi ata nuk do të japin asgjë më shumë krahas peshës politike që kanë fituar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Bislimi në një intervistë për “Kosovapress”, ka dhënë detaje për mënyrën e ndarjes së ministrive, për alternativen në rast të dështimit të koalicionit në mes të LV-së dhe LDK-së, si dhe për vendimet e fundit të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes, Bislimi ka thënë se zgjedhjet e reja janë alternativë e vetme pasi sipas tij LDK-ja nuk e ka alternativë opozitën.

Për formatin e Qeverisë me 12 ministri, nënkryetari i LV-së ka thënë se janë dy versione që i janë dërguar liderëve partiak me dallime të vogla për alokimin e ministrive, derisa jep detaje si cilat ministri do të shuhen dhe do të riorganizohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Parku i lirisë” pas investimeve të kryera pak javë më…