Bislimi pret në të takim ambasadoren e Kroacisë, flasin për bashkëpunimin mes dy shteteve

21 shkurt 2020 | 14:47

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur të premten në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet  institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, si dhe planet në të ardhmen, veçanërisht në fushën e financave.

Bislimi ka falënderuar ambasadoren e Kroacisë për angazhimin e shtetit të saj në përkrahjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë sidomos në fushën e financave.

Ai më tej e ka njoftuar ambasadoren për prioritetet e Qeverisë Kurti, me fokus të veçantë në projektet që pritet të përfshihen në buxhetin e vitit 2020.

Ndërsa, ambasadorja e Kroacisë e uroi Bislimin për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për bashkëpunim në fushat me interes për të dyja vendet. Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e fokusit të Qeverisë Kurti në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si një ndër parakushtet kryesore për një shtet stabil dhe funksional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të premten…