Bislimi tregon se cilat institucione e kanë zbatuar më së miri MSA-në

24 nëntor 2021 | 11:47

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka treguar institucionet që kanë zbatuar më së  miri Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Në mbledhjen Qeverisë, ai ka  thënë se ky program për vitin 2021 ka paraparë 245 masa, prej të cilave 111 janë ligje, kurse 134 janë masa zbatuese.

“Nëse e shohim në nivel të institucioneve ka pasur nivel të kënaqshëm dhe të mirë të zbatimit në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Kryeministrit, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë ai, duke treguar se cilat ministrive iu duhet punë ende.

“Ndërkaq duhet më shumë punë tek Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe tek Ministria e Mjedisit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për institucionet tjera. “Sa i përket agjencioneve të pavarura ka zbatueshmëri të mirë dhe shumë të mirë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Ndërsa pritet shumë më shumë punë nga Kuvendi, Banka Qendrore e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Murat…