Bislimi u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë në zgjedhje e së dielës në Serbi

16 dhjetor 2023 | 12:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi këtë fundjavë, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen të dielën më 17 dhjetor.

“Institucionet qendrore e lokale serbe, i kanë targetuar për diskriminim e shtypje shqiptarët në drejtësi e gjyqësor, arsim, shëndetësi e kulturë, qasje në punësim e ndërmarrje publike. Edhe pasivizimi i adresave është përpjekje e mëtejshme e vazhdueshme për spastrim etnik administrativ e institucional”, shkroi Bislimi në “Facebook”.

Ai tha se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për telashet e mundshme me të cilat mund të përballen votuesit shqiptarë në Serbi.

Dy lista të pakicës shqiptare marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Medalistja e artë Olimpike e Kosovës, Nora Gjakova, ka arritur…