Bislimi uron Suedinë për anëtarësim në NATO

08 mars 2024 | 15:29

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi nëpërmjet një postimi në X ka uruar Suedinë për anëtarësimin në familjen euroatlantike, NATO.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO si anëtari i 32-të, është dividend i sigurisë, bashkëpunimit dhe unitetit më të madh”, ka shkruar Bislimi.

Tutje Bislimi ka thënë se vetëm me bashkim, bota demokratike jep shpresë për paqe.

“Vetëm së bashku, bota e bashkuar demokratike perëndimore, jep shpresa për paqe dhe prosperitet, duke kapërcyer kërcënimet dhe agresionet e përfaqësuara nga autokratë”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola ka folur për ‘TNT Sport’ pas kualifikimit në…