“Bitcoin” mund të integrohet në “Facebook”

04 janar 2018 | 23:36

Themeluesi i  rrjeti social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka thënë se teknologjia që po fuqizon tregun e valutave digjitale mund të përmirësojë “Facebook”-un në të ardhmen.

Si pjesë e vendosmërisë për të përmirësuar rrjetin social në vitin 2018, Zuckerberg ka thënë se do të shikojë përdorimin e kësaj teknologjie të re për të ndalur centralizimin në “Facebook”.

Një nga këto teknologji do të jetë “Bitcoini”, sipas Zuckerbergut. Ai në një postim në “Facebook”,  ka thënë se interneti po kontrollohet nga pak kompani të mëdha, përfshirë edhe kompaninë e tij. Kjo, sipas tij, është në kundërshtim me vizionin e njerëzve për internetin. “Shumë prej nesh shfrytëzojmë teknologjinë sepse besojmë se është forcë decentralizuese që vendos më shumë fuqi në duart e njerëzve. Në vitet ‘90 dhe 2000, shumica e njerëzve besonin se teknologjia do të ishte forcë decentralizuese”, ka shkruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales…