Bizneset diskutojnë mbi zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Kosovë

16 janar 2020 | 16:37

Si metodë me anë të së cilës zhvillohen dhe financohen zgjidhje të ndryshme të problemeve shoqërore, ndërmarrësia sociale është duke u konsideruar si trend në rritje, dhe dita-ditës është duke u vërejtur një orientim më i madh i vëmendjes së bizneseve në aktivitete të lidhura me këtë lloj të ndërmarrësisë.

Kështu është thënë të enjten në tryezën  me temën: “Ndërmarrësia Sociale në Kosovë”, e cila është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.

Antigona Limani, udhëheqëse për marketing dhe marrëdhënie me publikun në “Raiffeisen Bank” ka thënë se edhe pse kjo bankë është kompani komerciale, ajo vazhdimisht është angazhuar për t’i ndihmuar dhe identifikuar organizatat dhe kompanitë me ndikim social, të cilat kanë pasur zhvillim të theksuar gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Për më tepër, ajo ka përmendur disa nga shtyllat kryesore në të cilat kjo bankë është fokusuar në aspektin e zhvillimit të ndërmarrësisë sociale.

Limani ka thënë se është e nevojshme që të mbështeten bizneset të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shoqërore, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi mes bizneseve dhe ky aktivitet të ketë ndikim edhe më të madh në shoqëri.

Ndërsa Greta Kamberi, specialiste e rekrutimit në “Gjirafa”, ka thënë se aktivitetet e kësaj kompanie në aspektin e ndërmarrësisë sociale janë të shumta, duke përmendur se fokus kryesor në vitin e fundit kanë pasur edukimin.

Kamberi është shprehur se beson fuqishëm se përgjegjësia sociale është një kulturë që vjen nga brenda, dhe që duhet të integrohet në themelet e çdo kompanie.

Më tutje, ajo ka thënë se është me rëndësi që ndërmarrësia sociale po zhvillohet dita ditës në Kosovë, duke inkurajuar të gjitha bizneset që të u shkojnë mbrapa këtyre aktiviteteve ose kauzave të cilat janë në të mirën e shoqërisë.

Krahas kësaj, Kamberi ka thënë se “Gjirafa” është gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë në iniciativa qe vijnë nga ndërmarrje të ndryshme ose akterë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë sociale.

Gjatë kësaj tryeze, si sfidë kryesore për zhvillimin e këtij lloji të ndërmarrësisë është përmendur mungesa e mirëmbajtjes pas implementimit të projekteve, që shpesh rezulton në pakënaqësi nga shoqëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur…