Bizneset që nga fillimi i pandemisë Covid-19 kanë humbur 1 miliard euro

17 shtator 2020 | 12:58

Përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Kosovë Berat Rukiqi dhe Arian Zeka, kanë deklaruar se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje. Sipas tyre, është për keqardhje mos ratifikimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kur dihet se që nga fillimi i pandemisë Covid-19 bizneset e sektorit privat kanë humbur 1 miliard euro.

Nga fillimi i pandemisë Covid-19 e deri më tani humbjet e bizneseve në vend janë 1 miliard euro, që është një alarm për vendimmarrësit.

Kështu është thënë në konferencën e përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet kolapsi ekonomik është i pa shmangshëm, që sipas tij, do të ketë mbyllje të vendeve të punës dhe falimentim të bizneseve.

“Nga fillimi i pandemisë COVID-19 humbjet në ekonomi janë në vlerën 1 miliard euro, dhe duhet ndërhyrë shpejt për pjesën e përgjegjësisë që ka qeveria në adresimin e kësaj situate të rëndë. Nëse nuk intervenohet me mjete në ekonomi gjatë fundit të këtij muaji dhe fillimi tetorit kolapsi është i pashmangshëm dhe mbylljen e vendeve të punës dhe bizneseve”, tha Rukiqi.

Ai tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.

Ndërsa, edhe sot nuk ka kaluar në Kuvend, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje.

“Ky Ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19. Debati në Kuvend është i natyrës politike. Kemi nevojë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe atij edukativ”, u shpreh Zeka.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur të shtyjë dhe të…