“Biznesi po lulëzon” 38-vjerçarja jep me qira burrin e saj grave të tjera: Kemi rezervuar edhe punën tonë të parë për janarin e 2023

02 nëntor 2022 | 11:26

Një 38-vjeçare jep me qira burrin e saj grave të tjera, për të bërë punë të ndryshme për 40 paund. Laura Young ka zbuluar se tashmë “biznesi po lulëzon”.

Mamaja e tre fëmijëve ka treguar se idenë e mori nga një podcast që përshkruante se si një burrë po siguronte jetesën duke bashkuar mobilie për njerëzit e tjerë.

Prandaj ajo reklamoi në “Facebook” dhe aplikacionin “Nextdoor” burrin e saj, James DIY, duke u mburrur me aftësitë e tij në pikturë, dekorim dhe shtrimin e tullave.

Teksa Laura e nisi si shaka një nismë të tillë, 42-vjeçari kishte klientin e tij të parë brenda një dite. Së shpejti ai nisi që të punonte gjashtë ditë në javë nga ora 9 e mëngjesit deri në 8 të pasdites.

“Daily Star” shkruan se ai tashmë është plotësisht i rezervuar deri në mes të nëntorit. Punët që ai bën përfshijnë vendosjen e televizorit ose perdeve, rindërtimin e një muri. Madje ai është në dispozicion për t’u punësuar për këdo që ka nevojë për ndihmë – burra dhe gra.

“Biznesi po lulëzon”/ 38-vjerçarja jep me qira burrin e

Teksa James merret me kryerjen e punëve të ndryshme, Laura nga ana tjetër punon në drejtimin e rrjeteve sociale. Biznesi ka qenë më i suksesshëm nga sa mund ta imagjinonte çifti.

Madje për periudhën e Krishtlindjeve, ata kanë shtuar një shërbim të ri duke ofruar instalime dritash festive, brenda dhe jashtë.

“Kurrë nuk e prisja që të ngrihej aq shumë. Ne kemi kaluar vetëm katër muaj dhe arritëm në një pikë ku kishte aq shumë punë sa që James punonte gjashtë ditë në javë.

“Biznesi po lulëzon”/ 38-vjerçarja jep me qira burrin e

Na është dashur që të refuzojmë disa vende pune si dhe të zvogëlojmë orët tona. Tani punojmë nga e hëna në të premte 9:00-17:00. Madje kemi rezervuar edhe punën tonë të parë për janarin e vitit 2023”, ka treguar Laura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një…