Biznesmeni Mhill Gjuraj përkrah klubin e vajzave KVF “Dukagjini”

26 nëntor 2020 | 22:04

Në një kohë krize në të cilën gjendemi, bashkatdhetarët tanë në mërgata nuk e ndalin aktivitetin e tyre human duke ndihmuar financiarisht në çfarë do aktiviteti qe të rinjtë dhe te rejat në Kosovë kanë nevoje.

Një veprim të tillë human, këto ditë e ka bërë edhe Mhill Gjuraj, i lindur në fshatin Sferkë e thatë, komuna e Pejës, ndërsa jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai se fundi është duke përkrahur financiarisht edhe klubin tonë të vajzave  KVF “Dukagjini”. “KVF “Dukagjini” dhe drejtoresha e klubit znj. Kristina Lazri e falënderojnë përzemërsisht, z.Gjuraj, për përkrahjen e dhënë në kohën kur klubi priste të filloj sezonin në kushte shumë të vështira. Mbështetja e tij na forcoj dhe na japi shpresë që ne të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje edhe më shumë nga njerëzit e sinqerta të cilët e duan Kosovën dhe rinin e saj”, është shkruar në “Facebook”-un,  KVF “Dukagjini”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka treguar se kush pret…