Podujevën do ta fitojë LDK-ja

26 nëntor 22:01

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka treguar se kush pret që të fitojë zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës.

Ajo thotë se këto zgjedhje nuk janë përcaktuese për asnjë parti. “Podujevën do ta fitojë LDK-ja”, tha Tërmkolli në T7.

Tutje ajo ka thënë se subjekti që i takon ka vlera të mëdha dhe është ndër më të rëndësishmet në shtetndërtim.

“LDK-ja nuk lavdërohet, vetëm punon. E di që të themi vetëm ne kemi bërë, është pak e padrejtë. Por mund të shikoni edhe vetë. Jemi të bombarduar që disa vite prej rrjeteve sociale etj.. këto zgjedhje në Podujevë nuk janë përcaktuese. As për LDK-në as për VV-në dhe as për PDK-në. Pasi tre parti janë këtu”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet që siguruar kualifikimin dy javë përpara janë Leicester City,…