Kualifikohen Arsenali dhe Leicesteri

26 nëntor 2020 | 21:57

Ekipet që siguruar kualifikimin dy javë përpara janë Leicester City, Hoffenheim dhe Arsenal. Milani nuk ia del sërish të mposhtë Lille. Sfida e grupit H e luajtur në Itali përfundoi 0-3 për miqtë, teksa dueli i sotëm në Francë u mbyll në barazim 1-1.

Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë. Skuadra italiane kaloi e para në avantazh. Minuta e parë e fraksionit të dytë të ndeshjes, pasim shumë i bukur i Sandro Tonalit për Ante Rebic dhe asist i kroatit për Samu Castillejo.

Ky i fundit nuk gaboi dhe gjeti golin e parë sezonal. Avantazhi i miqve zgjati vetëm 19 minuta. Jonathan Bamba mposhti Donnarummën me një goditje të saktë, duke evituar humbjen e Lille.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Sparta Prague dhe Celtic, përfundoi 4-1 për ekipin çek. Lille kryeson grupin H me 8 pikë, ndjekur nga Milani me 7 dhe Sparta Prague me 6.

Arsenali nuk hasi probleme në Norvegji përballë Moldes vendase. Djemtë e Mikel Artetës fituan 0-3 dhe siguruan kualifikimin, me të tre golat që erdhën në pjesën e dytë.

Ekipi tjetër anglez, Leicester City regjistroi një barazim spektakolar jashtë fushe ndaj Bragës. 3-3 përfundoi sfida e luajtur në Portugali, me Jamie Vardy që i dhuroi një pikë “Dhelprave” me golin e shënuar në minutën e pestë shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pësuar humbje nga Sllovakia me rezultat 91:67 (21:9,…