Elmi Reçica viziton familjen e heroit Rexhep Malaj: Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë

21 qershor 2026 | 21:43

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish-luftëtari i UÇK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka qëndruar në familjen e heroit Rexhep Malaj, ku është pritur nga Hasan Malaj, vëllai i heroit të kombit.

Përmes një postimi, Reçica e cilësoi këtë takim si një ndejë të veçantë, të organizuar nga miku dhe bashkëveprimtari i tij, Hasan Malaj.

“Një ndejë e veçantë, e organizuar nga miku dhe bashkëveprimtari Hasan Malaj, vëllai i heroit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Rexhep Malaj.

Rexhep Malaj mbetet një nga figurat më të ndritura të rezistencës shqiptare, emër që lidhet përjetësisht me idealin e lirisë, guximin dhe sakrificën për atdheun. Familja Malaj është një familje me traditë të lavdishme atdhetare, simbol i qëndresës, dinjitetit dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, duke dhënë kontribut të çmuar në periudha të rëndësishme të historisë sonë.

Ishte kënaqësi e veçantë të ndodhesha mes bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe ish-të burgosurve politikë, në një atmosferë respekti, kujtimi dhe vlerësimi për rrugëtimin e përbashkët.

Faleminderit Hasan Malajt dhe familjes Malaj për mikpritjen e ngrohtë!”, ka shkruar Reçica.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0KDCHdQF2s5ogdJUJDdEXRcbrw15GL8yx5nCneC5whmfhWh5hviKyjaZWbJpDVDzSl&id=100044230999664

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka ndarë një histori personale nga investimi…