Bjellorusia shënon 75-vjetorin e vrasjeve masive të hebrenjve

22 tetor 2018 | 16:21

Autoritetet bjelloruse, diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit e organizatave të hebrenjve janë mbledhur në Minsk, për të marrë pjesë në ngjarjet që do të zgjasin për tre ditë me radhë, për të përkujtuar vrasjen e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këto ngjarje shënojnë 75-vjetorin e ekzekutimit të rreth 22 mijë hebrenjve, të cilët ishin sjellë nga nazistët nga qytetet evropiane, dhe u ekzekutuan më 21-23 tetor të vitit 1943.

Të hënën është mbajtur një ngjarje në memorialin Yam të Minskut, ku mbi 5 mijë persona, po ashtu ishin vrarë më 2 mars të vitit 1942.

Në Bjellorusi gjatë këtyre tre ditëve do të mbahen koncerte, konferenca dhe do të shfaqen dokumentare për të përkujtuar hebrenjtë e vrarë, raporton “Rel”.

Para Luftës së Dytë Botërore, në Bjellorusi jetonin rreth 900 mijë hebrenj.

Në një geto të krijuar në Minsk, pak kohë pas pushtimit më 1941 të Bashkimit Sovjetik nga Gjermania, aty ishin vendosur rreth 100 mijë hebrenj. Shumica e tyre janë zhdukur në Holokaust.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndërtimi i kapaciteteve…