
Blair pritet nga fëmijët në oborrin e Kuvendit me flamuj të Kosovës dhe Britanisë së Madhe
10 qershor 2024
| 11:39
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është pritur nga një grup fëmijësh të cilët mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Britanisë se Madhe para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo pritje e ngrohtë e ish-kryeministrit britanik i është bërë pasi ka mbajtur një fjalim rasti në seancën solemne që është organizuar nga Kuvendi i Kosovës.
Blair është duke qëndruar në Kosovë, për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pasi ishte njëri nga protagonistët kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s dhe dhënies fund të luftës.
Blairi është pritur edhe nga liderët shtetërorë të Kosovës, të cilët e kanë vlerësuar lartë kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /EO

